Emine Derhemi, 78 vjeçe, nga Tirana edhe pse në pension ka punuar për shumë vite vetëm për të siguruar të ardhurat që ajo të realizojë udhëtimin për Haxhin.

Çdo besimtar musliman ëndërron të përjetojë emocionet e Haxhit, një nga pesë kushtet e Islamit, që bashkon në tokat e shenjta në Arabinë Saudite miliona besimtarë nga vende të ndryshme të botës, percjell Fakte.

Besimtarët sigurojnë të ardhurat në mënyra të ndryshme për të realizuar Haxhin, ku nuk mungojnë edhe ata që punojnë posaçërisht për të siguruar të ardhura vetëm për udhëtimin e tyre të jetës.

Po ashtu në mesin e besimtarëve ka edhe nga ata që kursejnë nga të ardhurat e tyre vetëm me qëllimin që të realizojnë udhëtimin dhe ëndrrën e tyre për Haxhin dhe për këtë nuk mungojnë as të moshuarit.

Emine Derhemi, 78 vjeçe, nga Tirana edhe pse në pension ka punuar për shumë vite vetëm për të siguruar të ardhurat që ajo të realizojë udhëtimin për Haxhin, ndërsa sot ajo shikohet nga besimtarët si një shembull i sakrificës, dashurisë për Islamin dhe burim frymëzimi për besimtarët e rinj.

Pas lejimit të lirisë së besimit, që ishte ndaluar për shumë vite në Shqipëri gjatë regjimit komunist, ajo tregon se filloi rrugën e saj drejt besimit, që e kishte ëndërruar prej kohësh.