Lista për këshilltar komunal e partisë maqedonase LSDM, e mbushur me kandidat shqiptar.

Tashmë kjo parti për të marrë besimin e elektoratit shqiptar në ato qytete ku shumica janë shqiptarë ka futur në lista edhe kandidat për këshillat komunale.

Në Kumanovë në listën e LSDM-së janë dy shqiptarë, në Tearcë një shqiptar është renditur i dyti në listën e këshilltarëve, në Tetovë ende nuk dihet saktësisht se sa shqiptar do të ketë në listën e këshilltarëve, por bëhet e ditur se të paktën dy do të jenë në listë.

Pastaj në Haraçinë, ku kandidati për kryetar është nga LSDM, edhe aty do të ketë këshilltar. Në Çair, flitet se kandidat shqiptar do të figurojnë në listën e LSDM-së për këshilltar komunal. Në komunën e Vrapçishtit do të ketë kandidat shqiptar nën emblemën e partisë maqedonase të Zaevit.