​Anësori i talentuar brazuilian, Malcom është shumë pranë skuadrës italiane, Roma

Ndonëse prej ditësh përflitej si një përforcim i mundshëm i Interit, Braziliano Malcom ka përfunduar në një tjetër pjesë të Italisë, në kryeqytet.

Sulmuesi i Bordeaux është bërë lojtari më i ri i Romës, që ka çuar në 11 numrin e futbollistëve të blerë në këtë merkato vere, pavarësisht largimeve të Nainggolan dhe Alisson.

62.5 milionë eurot e arkëtuara menjëherë nga shitja e portierit Alisson te Liverpooli, kanë bërë që Roma të ketë buxhet të mjaftueshëm për të përballuar shpenzime të rëndësishme.

Verdhekuqtë kanë paguar 35 milionë euro për kartonin e brazilianit, plus 2.5 të tjera në formë bonusi, ndërsa lojtari do të nënshkruajë një kontratë 4-vjeçare me 2.5 milionë euro në sezon.