Ministri i jashtëm holandez Stef Blok është shprehur pro hapjes së negociatave për Shqipërinë e Maqedoninë megjithëse ka kërkuar rezultate konkrete. Blok ka thënë në Luksemburg dy ditë para vendimit të BE se Shqipëria e Maqedonia kanë bërë progres në shtetin ligjor, por jo mjaftueshëm. Megjithatë ai është shprehur se shpreson që negociatat të nisin me të dy vendet.
“Ne shpresojmë që negociatat të nisin me të dy vendet por është me rëndësi që të tregojnë qëndrueshmëri në shtetin ligjor dhe në luftën kundër korrupsionit
Ne shohim progres te të dyja vende por nuk është mjaftueshëm. Ne duam të shikojmë rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe shtetit ligjor. Nuk mund të injorojmë faktin se progresi i bërë është i kohëve të fundit dhe do të donim të shikonim më shumë rezultate konkrete në këto fusha”, u shpreh Blok.
Sipas tij, të dy vendet kanë bërë progres në shtetin ligjor, luftën kundër korrupsionit por njëkohësisht nuk janë ende atje. “Secili vend ka arritjet e veta, por është me shumë rëndësi që të dy vendet të tregojnë rezultate konkrete në secilën fushë”, u shpreh ministri holandez.

Më 21 qershor 125 deputetë të parlamentetit holandez kanë votuar kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë.