Lideri i përkohshëm i partisë, Nexhbedin Karemani tha se ambiciet e Bilall Kasamit të udhëheqë partinë edhe pas Kongresit kanë nxitur përçarje në Lëvizjen Besa.

“Ai publikisht kërkonte të zgjidhet kryetar pa asnjë kundër-kandidat, më pas ai shkarkoi dhe sekretarët e partisë. Prandaj anëtarët e Këshillit Qendror, shumica prej 64 anëtarëve në një mbledhje në Shkup e shkarkuan atë për shkak të shkeljeve të statutit dhe mos-dhënies të llogarisë. Pasi u shterën të gjitha mundësitë për kongres të përbashkët, ne sot e organizojmë këtë Kongres” tha Karemani.

Ai theksoi se Lëvizja Besa deri më tani sipas tij, e ka përmbushur detyrën e saj në skenën politike duke i thënë impuls të ri, ka ndihmuar seriozisht në ndërtimin e pushtetit si dhe ka dhënë kontributin për reformat në vend për shkak të demokratizimit dhe vendosjen e shtetit të së drejtës si dhe integrimin në NATO dhe BE.

“Përveç avantazheve, ka qenë lidershipi i dobët por edhe organizata jo shumë homogjene që në disa raste ka krijuar mundësinë për plasaritje dhe probleme që kulminuar në ngjarjet e fundit. Por kjo merr fund sot dhe ky është një fillim i ri me kryetrarin e ri të Lëvizjes Besa.” tha Karemani.