Lionel Messi është më i miri në botë për Neymarin.

Braziliani nuk ka mundur ta fsheh admirimin për shokun e skuadrës te Barcelona, të cilin e konsideron si lojtarin më të mirë në botë.

Neymar dhe Messi kanë formuar një partneritet mahnitës në ‘Camp Nou’ në katër vitet e fundit, ata janë bërë edhe më të mirë me ardhjen e Luis Suarez.

“Vërtet nuk mund ta them se çka e bën Messin më të mirin në botë”, ka deklaruar Neymar për ‘Goal.com’.

“Ai thjeshtë është i jashtëzakonshëm, i shpejt, inteligjent, golashënues, mund të driblojë me shpejtësi të madhe si askush tjetër e të mbajë topin në hapësira të vogla. Është thjesht magjik”, ka shtuar ai.