Një nënë e dy fëmijëve është duke sfiduar librin e rekordeve Guiness, për titullin e këmbëve më të gjata në botë.

 

Caroline Arthur ish-modele që tani jeton në Melbourne të Australisë, i ka këmbët e gjata 130 centimetra, transmeton Telegrafi.

“Nuk ka dyshim që i kam këmbët më të gjatë në Australi, e ndoshta edhe në Shtetet e Bashkuara”, ka deklaruar 39-vjeçarja.

Rekordin e këmbëve më të gjata në botë e mban rusja Svetlana Pankratova, e cila i ka këmbët e gjata 131 centimetra.

Por Caroline është e bindur se matja nuk është bërë në mënyrën e duhur, dhe beson se këtë titull ajo e mban edhe pse zyrtarisht nuk është konfirmuar. /Telegrafi/