Deputeti i Alternativës ka thënë se nuk ka asnjë deputet nga koalicioni LDK-Akr-Alternativa që do ta votojë koalicionin PAN.

Ai me këtë rast, ka thënë se deklaratat se PANn i ka votat janë vetëm një propagandë që bëhet nga ana e tyre.

“Nuk ka deputet nga LAA që do t’ia japë votën PAN-it”, ka deklaruar ai pas regjistrimit si deputet.

Me këtë rast, Deda është shprehur i vendosur se PAN do të dështojë dhë se qeverinë do ta bëjë shumica tjetër, VV dhe LAA.