Protesta e studentëve në Tetovë, ka ngjallur interes të jashtëzakonshëm të opinionit publik. Të shumtë janë qytetarët, analistë e gazetarë që nëpërmjet reagimeve të tyre janë solidarizuar me protestën e studentëve sot.

Edhe gazetari Nexhbedin Shaqiri, në murin e tij në fejsbuk kishte përgëzuar studentët për kurajon e tyre dhe forcën që kanë gjetur për të ngritur zërin e tyre, kundër një universiteti që është kthyer në kooperativë familjare dhe një uzinë uzurpatorësh siç i ka quajtur ai drejtuesit e Universiteteve

Ja edhe statusi plotë i gazetarit Shaqiri:

Një universitet i kthyer në një kooperativë familjare, një universitet i kthyer në një uzinë prodhimi uzurpatorësh dhe bartës institucional është po aq i dëmshëm sa edhe te mos ekzistojë fare!

Përgëzojë kurajon ee këtyre studentëve që gjejnë forcë për të ngritur zërin të rrethuar nga injoranca dhe indiferenca e një shoqërie të tërë .

Në këto ditë dimri le të jetë një protestë ashtu si një top bore kur rrokulliset bëhet gjithnjë e më i madh.