Shkruan Lulzim Aliti

Ditëve të fundit Bdi po zhvillon një lufte psikologjike kundër Aleancës dhe po terorizon opinionin përmes portaleve partiake duke nxjerrë trillime dhe shumë gënjeshtra.

Cila është e vërteta dhe realiteti?

Prokuroria Specjale një kohë të gjatë është duke shqyrtuar punën e Bujar Osmanit si Ministër i Shëndetsisë gjatë bashkqeverisjes me VMRO -dpmne,për këtë opinjoni është njoftuar dhe me disa dokumente nga PSP për hetimin e Bujar Osmanit.

Kjo është arsyeja e vërtet pse BDI e don me çdo kusht Ministrinë e Shëndetsisë,në fakt jo për të bërë ndonjë gjë të mirë për qytetarët por për të mbuluar gjurmët e krimit ose më sakt për të shkatërruar dëshmitë që mundë ta çojnë Bujar Osmanin në burgë.

Ky presioni që i bëhet Aleancës nuk është asgjë tjetër përveç tentim për të shpëtuar
Bujarin nga burgu.

Pyetja tjetër është pse Zoran Zaevi është i gatshëm të bisedoj me partnerët e koalicionit për një rekonstruim qeveritar?

Është shumë e logjikshme dhe lëvizje e parashikuar e Zaevit,deri sa ai ishte i gatshëm të mbështesë direkt dhe të kërkojë vota për Blerim Bexhetin,për Ramiz Merkon e të ngjajshëm të cilët ai vet i ka cilsuar si kriminel,atëher është e pritshme që të mbroj një Zavendës Kryeministër që hetohet nga Fatime Fetahi..

Kjo nuk mundë të kuptohet ndryshe përveç se është një argument plus se Zaevi e ka amnestuar BDI për të gjitha krimet dhe indirekt e ka falur VMRO meqë njeriu më i përfolur si përgjegjsi direkt pët rastin ,,përgjimet” u dënua me vetëm 18 muaj burgë që sipas gjitha gjasave as ato nuk do ti vuaj..