Personat obezë duhet të ushqehen me gjashtë vakte në ditë, kanë deklaruar ekspertët.

Studiuesit grekë kanë deklaruar që të ushqyerit gjashtë herë në ditë me vakte të vogla është më mirë se sa tre herë me vakte të mëdha.

Ata kanë gjetur që të ushqyerit e shpeshtë, përderisa sasia e kalorive të përgjithshme mbetet e njëjtë, çon në kontrollimin më të mirë të nivelit të sheqerit në gjak.

Ekspertët nga Universiteti i Mjekësisë në Athinë, kanë përcjellë 47 pjesëmarrës, të cilët ishin të prekur nga diabeti i tipit 2, për 24 javë rresht.

Udhëheqësja e studimit Emilia Papakonstantinou, ka thënë që pas 24 javësh të gjeturat kanë treguar që të ushqyerit me gjashtë vakte, përderisa kaloritë ngelen të njëjta, është më i mirë për kontrollimin e niveleve të sheqerit dhe se ulë ndjenjën e urisë.

Ky hulumtim është prezantuar në konferencën e Shoqatës Evropiane për Studime të Diabetit në Lisbonë.