Ambasada e Rusisë në Shkup në profilin e saj në “twiter” ka publikuar se për Rusinë edhe më tej vendi mbetet Republika e Maqedonisë, edhe përkundër faktit që të premten në Kuvend me shumicë prej dy të tretave u votua nevoja për ndryshimin e emrit Kushtetues.

“Rusia e njeh Republikën e Maqedonisë me emrin kushtetues më shumë se 26 vite më parë dhe qëndrimin e saj nuk e ndryshon”, qëndron në publikimin në twitter, transmeton SHENJA.