Në Gjykatën Penale në Shkup sot do të mbahet seanca të reja gjyqësore për rastet e PSP-së, edhe atë për “Tenderët”, “Transportuesi”, përcjell Infomagazin.

Në gjykimin për “Tenderët”, në të cilën e akuzuar e parë është ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska, ndërkaq ka të bëjë me tenderin për kryerje të punëve ndërtimore në Muzeun e luftës maqedonase dhe projektin “Shkupi 2014”, duhet të dëgjohen dëshmitarë.

Ndërsa në rastin “Transportuesi” të akuzuar janë ish-kryetari i Manastirir Vlladimir Taleski dhe 20 persona tjerë.

Ata akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare në lidhje me organizimin e transportit të nxënësve në Manastir, me çka kanë dëmtuar komunën për 360 mijë euro.