Si i mashtroi drejtori i LSDM-së dy ministra të BDI-së?

Shkruan Agim Bakiu

Si student i ekonomisë, ende nuk mund të besoj për skandalin që ka ndodhur në Londër, ku Kreshnik Bekteshi dhe Bujar Osmani kanë lejuar me sy mbyllë dërgimin në Strumicë e milionave që kanë qenë të parapara për Strugën.

Nuk besoj se këtë gabim e kanë bë të mahnitur nga madhesia e Londrës, apo nga mosdija, siç kanë shkruar disa mediume ndërkombëtare në gjuhën shqipe.

Mendoj se kjo tregon kapacitetin e BDI-së në qeveri, respektivisht mungesën e kapacitetit për të bë mirë për shqiptarët. Kjo tregon se BDI është e gjymtuar nga incizimet (të ashtuquajturat bomba) që ekzistojnë për funksionarët e saj dhe të cilat i posedojnë edhe LSDM-ja edhe VMRO-ja.

Sa kam unë informacione, “mashtrimin” e ministrave të BDI-së e ka bërë drejtori i Agjencisë për Rrugë Shtetërore, Zoran Kitanov. Po e shkruaj mashtrim me thonjëza, sepse Kitanov e ka bë vetëm punën e vetë. Ai është nga Strumica, prandaj është normal që angazhohet për dërgimin e milionave në qytetin e tij. Mirëpo faji këtu është te ministrat tanë, Bujar Osmani dhe Kreshnik Bekteshi, që janë treguar jeshilë dhe nuk e kanë vërejtur “sherrin” që ua ka bë Kitanovi. Ose e kanë vërejtur, mirëpo nga frika nuk kanë reaguar.

Pajtohem se ky skandal nuk ju kushton asgjë Osmanit e Bekteshit, por do të ju kushtojë shtrenjtë qytetarëve të Strugës, për shkak të faktit që milionat e parapara për ndërtimin e rrugës nga Aeroporti i Ohrit për në Qafë Thanë, janë dërguar për rrugët e Strumicës.

Nëse BDI nuk shkarkon Osmanin dhe Bekteshin, tregon pafuqinë e vet në qeveri dhe do ta varrosë edhe më tepër veten te shqiptarët.

Diçka që po më habit është mungesa e reagimeve nga partitë shqiptare të opozitës. Ato duhet njëzëri të reagojnë për të shpëtuar këtë projekt i cili nuk është i parëndësishëm, sepse behët fjalë për rrugë më të gjatë se 20 kilometra.

SHPËRNDAJE