Pjekja e bukës në shtëpi është me të vërtetë diçka emocionuese. Përzjerja e miellit, majasë dhe ujit, të shikosh masën që rritet, ta përpunosh dhe ta pjekësh mund të të japë kënaqësi të madhe.

Kjo ndodh në teori … por në praktikë shpesh ndodh që masa e brumit është ose shumë e butë, ose shumë e fortë, mund të fryhet pak nga majaja, ose fryhet shumë. Rezultati pas pjekjes nuk është i njëjtë si buka e blerë. Me pak fjalë, një fatkeqësi!

Tre këshilla për bukë të përsosur

1. Për të marrë vesh nëse masa është gati, formoni një top brumi dhe futeni në ujë. Kur topi i brumit do të ngjitet në sipërfaqe, atëherë brumi është gati.
2. Shtoni një enë me pak ujë në furrë kur shikoni se buka po thahet së tepërmi gjatë pjekjes.
3. Për t’a bërë bukën më të shijshme mund të shtoni lloje të ndryshme farash me vaj, si luledielli, liri, stika pishe, te brumi.

10 gabimet e zakonshme që duhen shmangur

Buka e pjekur vetë ndryshon shumë nga ajo e blerë, sidomos nëse nuk ndjek një procedurë të caktuar. Më poshtë janë të listuara 10 gabimet më të zakonshme që bëjnë pjekësit e bukës

1. Zgjedhja e miellit të zakonshëm!

Miell 00, apo 0, mos improvizoni! Përdorni miell nga gruri i veçantë ose të një cilësie të lartë, mudësisht i bluar në mulli gruri.

2. Miell i përzier: Do t’ju dalë një bukë e butë

Nëse do të përdorni miell special si ai i orizit apo i elbit, bashkojini me miellin e grurit, por vetëm në sasi të vogla. Nëse doni të përdorni vetëm miell integral buka nuk do të ketë fortësinë e duhur.  

3. Pa gluten: ndiqni ricetën klasike

Për një bukë perfekte pa gluten duhet të përdorni miell pa glutinë dhe të ndiqni mirë udhëzimet në paketim.

4. Pak maja

Me majanë e birrës mjaftojnë tre orë, ndërsa me maja të thjeshtë duhet më shumë kohë. Nëse brumi i bukës nuk është fryrë sa duhet, atëherë nuk do të piqet tamam në furrë. Korja do të jetë e trashë dhe e fortë, por brenda nuk do të jetë e pjekur mirë.

5. Buka të ruhet nga të ftohtët

Brumi duhet të fryhet dhe për këtë është mirë të lihet brenda në furrë, ose në çdolloj vendi ku nuk ka korrent. Brumi duhet të mbulohet me një copë të njomë dhe të lihet sa të fryhet nga majaja.

6. Furra: shumë e nxehtë ose shumë e ftohtë

Për të pjekur bukën në furrën e shtëpisë duhet që të ketë arritur temperature ideale rreth 180°. Nëse është më e nxehtë buka do të piqet mirë në brendësi.

7. Ftohja

Pasi është pjekur, buka duhet të vendoset për t’u ftohur. Nëse nuk e hiqni nga tasi i pjekjes mund të humbasi fortësinë në fundin e saj.

8. Thartira

Mund të ndodhë që buka të marrë një shijë të keqe. Ndoshta kjo ndodh sepse e keni lënë të fryhet më shumë se sa duhet, ose maja nuk ka qenë e mirë.

9. Kripë dhe sheqer?

Kripa duhet të hidhet në fund tek brumi dhe larg majasë. Mund edhe të mos e vendosni nëse preferoni një bukë pa shumë kripë. Për të lehtësuar fryrjen, shtoni gjithsesi një majë luge me sheqer, malt ose mjaltë.

10. Vaj, po apo jo?

Në recetën e bukës nuk përfshihet vaji mes përbërësve, vetëm nëse keni ndër mend që të bëni bukë-pica.