Super Kupa e UEFA-s , ku përballen fituesit e Ligës së Kampionëve dhe Ligës Evropa, mund të zhvillohet sërisht në njërën nga shtetet ballkanike, pas debutimit të suksesshëm në Shkup, këtë verë. SuperKupa në Shkup , në mes Real Madridit dhe Mançester Junajtedit kaloi në nivel të lartë dhe këtë gjë UEFA e konfirmoi duke uruar për punën e kryer mirë nga Federata e Futbollit të Maqedonisë. Ngjarja e njëjtë , në vitin 2020 mund të zhvillohet në Kroaci. Njeriu I parë I Federatës së Futbollit të Kroacisë , Davr Shuker ka informuar se janë filluar bisedat në këtë temë dhe se me kohë janë informuar edhe drjetuesit e qytetit të Splitit dhe skuadrës së Hajdukut, pasi që planifikohet që eventi evropian të zhvillohet në stadiumin “Poljud”