Pjesëtarët e policisë nga Sektori për punë të brendshme Tetovë, dje rreth orës 18.00, në afërsi të Qendrës sportive në Tetovë, kanë privuar nga liria personin N.S. 26-vjeç, nga fshati Novo Sellë i Tetovës, i dënuar me burg në afat prej një vit e tre muaj, për kryerje të veprës penale ,,Vjedhje e rëndë,,.

Pas dokumentimit të rastit, N.S. është dorëzuar në burgun ,,Idrizovë,, për vuajtje të dënimit.