Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan nënshkroi një dekret mbi rritjen e doganave për importet e disa mallrave amerikane në Turqi, përfshirë makinat, alkoolin dhe duhanin.

Me dekretin e Erdoganit, doganimi i importit të SHBA për makinat rritet për 120 për qind, pijet alkoolike për 140 për qind dhe duhan mbi 60 për qind.

Përveç kësaj, detyrimet doganore më të larta për importet në Turqi gjithashtu do jenë edhe për kozmetikë, oriz dhe qymyr nga origjina-SHBA.

Nënkryetari turk Fuad Oktay në një njoftim në Twitter tha se Turqia e bëri këtë vendim “një përgjigje ndaj sulmeve të konfiskimit të administratës amerikane të ekonomisë turke”.

Vendimi i Erdoganit vjen pasi Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë të premten se kishte urdhëruar një rritje në detyrimet doganore mbi importet e aluminit turk dhe çelikut në Shtetet e Bashkuara.