Në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë, ka filluar Akademia përkujtimore për 550 vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtarë Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.

Kryetari I Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi, në fjalimin e tij  në këtë Akademi solemne tha se Skënderbeu është heroi shqiptar i cili themeloi për herë të parë shtetin shqiptar.

“Më paraqet privilegj, që në këtë kohë të shkurtë të themi sadopak disa fjalë për veprën e madhe të heroit tonë kombëtar Skënderbeu. Ai është angazhuar fuqishëm që shqiptarët të kenë trojet e tyre të lira, dhe të pavarura. Skënderbeu, ishte dhe do të mbetet heroi jonë kombëtarë I cili për herë të parë ka krijuar shtetin shqiptar”, tha Xhaferi.

Ai theksoi se vizioni i Gjergj Kastriotit Skënderbeu, është ngushtë I lidhur edhe më aspiratat e shqiptarëve të Maqedonisë, për një komb të qetë, dhe të lirë, një komb me të drejtat e tij të plota.