Tashmë jetojmë në kohën ku vlera e një artisti matet nga klikimet nëpër rrjete sociale. Sigurisht, të përshtatur me këtë trend, vijnë edhe vlerësimet për ta. Flor Mumajesi, është vlerësuar pikërisht ditën e sotme nga Youtube, me një “çmim simbolik” për arritjen e 100.000 ndjekësve në këtë platformë. “Pak me vonesë, po ska gjë.

Më mirë vonë se kurrë,” ka shkruajtur kantautori, bashkangjitur fotos ku ka treguar vlerësimin e Youtube. Tashmë në videot e tij është “Gold play button”, korniza simbolike ngjyrë floriri që i vendoset kanalit të çdo artisti që tejkalon 100.000 ndjekës në këtë platformë.