Volkswagen ka zbuluar çmimin e specifikat e modelit sportiv të up! GTI të ri.

Që të dy versionet, me tre dhe pesë dyer janë prezantuar tashmë dhe çmimi i tyre është 15,5 mijë euro respektivisht 16 mijë euro, transmeton koha.net.

Up! i ri GTI ka motorin 1.0 litërsh që prodhon 113 kuaj fuqi e që bën që kjo veturë shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë ta arrijë për 8.8 sekonda e shpejtësinë maksimale e ka 196 kilometra në orë.

Up! GTI është njëra nga veturat e para të Volkswagen që do të testohet nga rregullat e reja WLTP e RDE për kursim të karburantit e emetimit të gazrave.