Protesta e studentëve e paralajmëruar për ditën martë, në sheshin ILIRIA në Tetovë, si duket i zgjoj nga gjumi gjithë shqiptarët në Maqedoni.  

Sot disa qindra banorë të fshatit Përshefcë të komunës së Tearcës, kanë dalë në protesta në rrugët e fshatit për të shprehur, siç thanë ata, revoltën e tyre kundër bastoreve sportive që hapen afër shkollave dhe objekteve fetare. Banorët kërkojnë organet kompetente si dhe  nga pronarët e këtyre bastoreve që të largojnë sa më shpejtë lojërat e fatit nga afërsia e shkollave dhe xhamive, sepse  në të kundërtën protesta e tyre do vazhdojë për  çdo ditë deri sa kërkesat e tyre të Plotësohen.

Protesta btë ngjashme janë paraljmëruar edhe në vendbanimet tjera që pritet të shpërthejnë nga çasti në çast.

Ne jemi të vetëdijshëm se Ligji atyre ua mundëson këtë, por, si banorë të këtyre anëve jemi edhe kundër këtij Ligji që në asnjë vend të civilizuar e demokratik, që t`ua mundësoj këtyre objekteve të jenë aq afër objekteve fetare dhe arsimore.Nëse kërkesa jonë e sotme nuk do të përfillet, ne do vazhdojmë me protestë çdo javë, e sipas nevojës edhe më shpesh.

Kjo nuk do të thotë që do ngelim këtu. Kjo pjesëmarrje duhet të jetë gjithandej deri sa  këto dukuri të zhduken e të mos ekzistojnë.

Banorët po ashtu kanë kërkuar nga Qeveria që me syçelësi të përgatis Ligjin e ri për organizimin e bixhozit, dhe të merr parasysh kërkesat e banorëve, ose në të kundërtën protestat nuk do të ndalen.