Trajneri i Ekipit Kombëtar të Kroacisë, Zlatko Dalic ka shkruar një letër mjaftë prekëse me të cilën u drejtohet autoriteteve në Kroaci që sipas tij kanë krijuar rrethanat që Kroacia të jetë vendi më i varfër në Bashkimin Evropian, shkruan “Zëri.info”.

Ai po ashtu ka folur edhe rreth arritjes në finale në Kampionatin Evropian dhe për vendin e dytë që ata morën. Ai ka premtuar se paratë që i kanë fituar do të shkojnë për popullin kroat të cilët nuk kanë mundësi që të i shijojnë pushimet.

Kjo është letra prekëse e trajnerit të Kroacisë:

Ky brez ka treguar se një grup lojtarësh të mëdhenj mund të arrij në krye të botës pavarësisht nga rëndësia e vendit, buxheti apo stadiumet. Po i shkruaj këto rreshta për shkak të situatës së vështirë në Kroaci. Kroacia është vendi më i varfër në Bashkimin Evropian, i qeverisur nga anëtarët e asaj që konsiderohet një organizatë kriminale. Kroacia është një vend nga i cili miliona njerëz në 20 vitet e fundit kanë ikur. Sot, në Kroaci, pensionistët tanë nuk janë në gjendje të kryejnë nevojat themelore, të rinjtë nuk mund të përballojnë arsimin, shëndeti po shkatërrohet dhe gjyqësori është i korruptuar. Kërkoj nga politikanët dhe të gjithë përfaqësuesit e autoritetet që kanë udhëhequr popullin tim drejtë ferrit dhe mjerimit, drejtë dëshpërimit dhe varfërisë, të largohen nga ekipi kombëtar kroat.

Nuk jeni të mirëseardhur në dhomat e zhveshjes, sepse nuk duam të shtrëngojmë duart apo të bëjmë fotografi me ju. Ju jeni ata që i keni bërë kroatët njerëzit më të varfër në Evropë. Kroacia ka më shumë se një mijë kilometra bregdet dhe kemi ende fëmijë që nuk e kanë parë kurrë detin. Fëmijë që shkojnë në shtrat të uritur, sepse prindërit e tyre janë të papunë. Njerëzit që e kanë bërë këtë në vendin tonë nuk janë të mirëpritur. Respektojeni vendimin tonë, mos e mbani fanellën kombëtare për të promovuar suksesin tuaj, sepse do të minonte suksesin e punës sonë. Anëtarët e ekipit kombëtar kroatë të futbollit janë me popullin kroatë, dhe do të bëjnë çmos për t’a ndihmuar atë, përtej fitoreve. Paratë e fituara nga Botërori do të akordohen për t’u krijuar mundësinë familjeve të varfra, që të kalojnë të paktën shtatë ditë pushime në bregun kroatë. Është më e pakta që mund të bëjmë për më të dobëtit.