Sokol Cikalleshi edhe zyrtarisht është bërë me skuadër të re. Sulmuesi shtatëlartë i Kombëtares shqiptare, edhe përfundimisht është larguar nga skuadra e Istanbul Bashakshehir, duke firmos me skuadrën e Osmanlispor.

Këtë verë Cikalleshi u kthye te Bashakshehiri, pasi ishte në huazim tek Akhisari, drejtuesit e së cilës skuadër nuk patën forcë ekonomike për të blerë kartonin e tij, edhe pse dëshira e tyre ishte që të kenin në skuadër sulmuesin shqiptarë, i cili sezonin e kaluar me fanellën e Akhisar në 16 ndeshje realizoi 7 gola.

Ndërkohë me fanellën e Bashakshehi, Cikalleshi në 50 ndeshje të zhvilluara ka realizuar 16 gola, mirëpo vendi i titullarit jo i garantuar te kjo skuadër, bëri që ai të kërkonte një skuadër që do i garantonte vendin në formacionin bazë.

Osmanlispori sezonin e kalar u rendit në vendin e 13-të në Superligën turke, ndërsa edicionin e ri nuk e ka nisur aq mbarë, pasi në tre javët e para kjo skuadër ka tubuar vetëm një pikë, edhe atë falë barazimit në ndeshjen e së shtunës në transfertë Kayserispor (2:2). Në dy xhirot e para Osmanlispor kishte pësuar disfata identike (1:3) ndaj Malatyaspor dhe Galatasaraj.