Јaneva sqaroi pse i ka përjashtuar dy prokuroret

Prokurorja speciale Katica Janeva sot para Këshillit të Prokurorëve Publikë dha deklaratë në lidhje me largimin e dy prokuroreve nga ekipi. Ajo shtoi se mbetet që Këshilli të sjellë vendim për këtë çështje.

“Para anëtarëve të Komisionit të Këshillit për Prokurorë Publik thash se kam vepruar në lidhje me këtë”, tha Janeva dhe shtoi se Këshilli në bazë të deklaratës së saj dhe të deklaratave të dy prokuroreve do të sjellë vendim.

Janeva thotë se ka autonomi për këtë vendim, por shtoi se nga respekti ndaj Këshillit do ta presë edhe vendimin e tyre.

“Prokuroret nuk vijnë në punë. Autonomia këtu dihet se si transmetohet. Unë jam ajo që vendos kush dhe si të punojë në Prokurori, nuk do dëshiroja të komentoj më tej”, deklaroi Janeva.

Kryetari i Komisionit për verifikimin e relativitetit të deklaratave Sasho Vasilevski konfirmoi se janë marrë deklarata nga prokuroret Lejla Kadriu dhe Marija Gjorevska, si dhe nga prokurorja speciale Katica Janeva. Ai shtoi se deklaratat do t’i dorëzojë në Këshillin e Prokurorëve Publikë i cili në seancën e parë të ardhshme duhet të marrë vendim.

Sipas Vasilevski, nevojiten intervenime urgjente në amendamentet e Ligjit për Prokurori Speciale, sepse në të kundërtën Këshilli i Prokurorëve dhe kjo Prokurori edhe në të ardhmen do të sillen në situata të ngjashme.

“Qëndrimi im personal është që urgjentisht të bëhen intervenime të amendamenteve në Ligjin për Prokurorinë Speciale publike, sepse ne do të ballafaqohemi me palogjikshmëri juridike dhe ngatërresa me të cilat vështirë mund t’ia dalim”, tha Vasilevski.

Në kontekst të kësaj, shtoi se Ligji për Prokurori Publike njeh dy sisteme të shkarkimit, me shkarkim ose me dhënien e dorëheqjes.

“Në rastin konkret Katica Janeva i shfrytëzon dispozitat e Ligjit dhe thotë se për shkak të volumit të zvogëluar të punës mjaft i ka dhjetë prokurorë në ekip, pasi Ligji për Prokurori Publike Speciale ia jep atë kompetencë, por vet akti dhe procedura askund nuk është e paraparë në këtë Ligj se çfarë të bëhet në këto situata”, thotë Vasilevski.

Si problem e theksoi edhe atë që në Ligjin për Prokurori Publike nuk është paraparë as shkallë e dytë në procedurë. Shtoi se çfarë vendimi do të sjellë Këshilli në të ardhmen nuk mund të prejudikojë.

“Këshilli i Prokurorëve Publikë në asnjë moment nuk ka pasur për qëllim, e as në të ardhmen nuk do ta ketë për qëllim të përzihet në punë dhe t’i bëjë obstruksione Katica Janevas”, tha Vasilevski.

Prokuroret Lejla Kadriu dhe Marija Gjorevska, siç theksoi, akoma udhëhiqen në Prokurorinë Publike të Posaçme.

“Janeva nuk ka vërejtje për punën e tyre, por vendimi i tillë është në bazë të rezultatit të vëllimit të zvogëluar të punës, ndërsa nga ana tjetër dy prokuroret publike thënë “kushtimisht” të cilat janë larguar nga KPP janë decide dhe kërkojnë të kthehen në prokuroritë prej të cilave vijnë – Lejla Kadriu në PPTH Tetovë dhe Marija Gjorevska në PPTH Shkup”, tha Vasilevski.

Theksoi se sipas nenit 7, paragrafi 3 prokurori publik do të përgjigjet në mënyrë profesionale për veprimet profesionale dhe ligjore para Këshillit të prokurorëve publikë. “Këshilli i prokurorëve publikë di edhe të ngrisë procedurë disiplinore dhe ajo shkon përmes Parlamentit, dhe të japin pëlqim katër partitë, të votohet me shumicë prej dy të tretash, por nga ana tjetër ne kemi të drejtë të udhëheqim në pjesën e punës profesionale të prokurorit publik themelor”, thotë Vasilevski.

Prokurorija speciale Janeva paralajmëroi mbajtjen e një konferencë për shtyp në të cilën, siç tha, do ta elaborojë qëndrimin e saj për të gjitha temat lidhur me punën e saj.

Janeva përgënjeshtroi se prokurorët e saj kanë vepruar në mënyrë joligjore në kryerjen e veprimtarisë publike, ndërsa lidhur me padinë penale kundër prokurorëve, përsëriti se shtruesi i padisë penale duhet t’i elaborojë pohimet.

Janeva paralajmëroi se në pajtim me Ligjin çdo gjashtë muaj duhet të dorëzojë raport për punën e saj deri te Këshilli për Prokurorë publikë dhe deri te Kuvendi i Republikës së Maqedonisë dhe se këtë do ta bëjë më 15 mars.

Ajo tha se sot në Këshill nuk është folur për materialet të cilat opozita i ka dorëzuar deri te PPP.

Lidhur me informacionet e publikuara në mediat se një person privat ka shtruar padi kundër tre prokurorëve të PPP për mënyrën të cilën personi është marrë në pyetje në Prokurori, Janeva iu referua përgënjeshtrimit të Prokurorisë. “Procedura parahetimore është e fshehtë dhe të gjithë dëshmitarët të cilët janë marrë në pyetje dhe të cilët do të merren në pyetje do të jenë lëndë e vlerësimit të gjykatës kur të hapen procedurat hetimore”, tha Janeva.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve ajo nënvizoi se PPP është duke u punuar edhe në rastin e “Martin Neshkovskit”.