Natyra është një ndër mrekullitë më të bukura që i është falur njeriut. 

Nganjëherë kur shikojmë peizazhet rreth nesh, sidomos kur vizitojmë ndonjë vend të largët, na duket sikur gjendemi në një vend të kopjuar nga faqet e ndonjë libri fantastiko-shkencor.

Një prej mënyrave më të cilat na befason bota e gjallë në planetin tonë, është ajo nëpërmjet drurëve, që paraqiten me forma dhe dukje nga më të pabesueshmet.