Policia e Kosovës, njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, përmes një kumtese njofton se ka realizuar disa operacione policore, duke rezultuar me arrestimin e dhjetë personave, nën dyshimin e bazuar për kryerjen e veprës penale ‘trafikim me njerëz’, transmeton Koha.net .

Rasti i parë:

DHTQNJ me datën 10 nëntor 2016, në qytetin e Vitisë, ka realizuar një operacion policor, bazuar në prova dhe dëshmi, që ka rezultuar me arrestimin e katër personave dhe identifikimin e dy viktimave të trafikimit.

Të dyshuarit e arrestuar në këtë rast janë:

N. A. lindur me 1973 m/sh/k

R. S. lindur me 1983 m/sh/k

A. I. lindur me 1975 m/sh/k

B. H. lindur me 1990 m/sh/k
Si prova materiale janë sekuestruar:
• 2 vetura dhe
• 4 celularë
Të dyshuarit e arrestuar dyshohet se kryenin veprat penale ‘trafikim me njerëz’ dhe ‘shërbime seksuale të viktimës së trafikimit’, të cilët me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje për 48 orë.
Rasti i dytë:
NJHTQNJ në Ferizaj ka realizuar një urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj dhe një urdhër kontroll në një lokal, me ç’rast është bërë arrestimi i pesë personave të dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘mundësim në prostitucion’, ‘ofrim i lokalit për prostitucion’ dhe ‘marrje me prostitucion’.

Personat e arrestuar në këtë rast janë:

G. A. lindur me 1980 m/sh/k

Sh. B. lindur me 1973 f/boshnjake/k

E. K. lindur me 1966 f/ashkalike/k

S. R. lindur me 1940 m/sh/k

A. B. lindur me 1982 m/sh/k

Të dyshuarit e arrestuar pas intervistimit dhe në konsultim dhe vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj dy të dyshuarit në fjale numër 1 dhe 2 dërgohen në qendrën e mbajtjes për 48 orë, kurse të tjerët të dyshuarit numër 3, 4, 5 lirohen në procedurë të rregullt për ‘marrje me prostitucion’.

Njëherësh vlen të ceket se gjatë kësaj kontrolle janë hasur duke banuar në këtë lokal katër shtetase nga Republika e Shqipërisë, ku për këtë është njoftuar Njësia e Migrimit, të cilët ua kanë konfiskuar dokumentet personale për qëndrim të paligjshëm në Republikën e Kosovës, të cilët do të marrin masa sipas ligjit për të huaj.

Rasti i tretë:

Në rajonin e Gjilanit NJHTQNJ ka bërë arrestimin e një personi të dyshuar, nën dyshimin për kryerje të veprës penale ‘shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit’.

I dyshuari i arrestuar në këtë rast është:

H. M. lindur me 1950 m/sh/k

Lidhur me këtë rast hetuesit e DHTQNJ kanë identifikuar edhe një viktimë të trafikimit.

Me aktvendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
Rasti i katërt:

Ndërsa me 10.11.2016 rreth orës 20:16 në magjistralen Ferizaj-Prishtinë nga njësia policore janë ndaluar dy persona të dyshuar (J.I.) mashkull nga Maqedonia dhe (B.F.) femër nga Kosova, të cilët në cilësinë e personave të dyshuar janë shoqëruar ne SP/Ferizaj.

Pas intervistimit nga hetuesit policor të NJHTQNJ-Ferizaj, të dyshuarit në fjalë sipas deklaratave të tyre, dyshohet se kanë kryer veprimtarinë kundërvajtje Marrje me Prostitucion.

Të dyshuarit shtetasit nga Maqedonia iu është konfiskuar pasaporta me qëllim që të sigurohet prezenca tij në Gjykatën Themelore Ferizaj-Divizioni i Kundërvajtjes ./koha.net