Pas një seance të gjatë parlamentare është miratuar kërkesa e Partisë Demokratike për ngritjen e një komisioni hetimor për “çështjen” Saimir Tahiri.
Komisioni që do hetojë ndërhyrjen e organeve shtetërore në hetimin e ish ministrit të Brendshëm është miratuar me 121 vota pro. Në Komision do të jenë Edi Paloka (i cili njëherazi do drejtojë dhe komisionin), Enkelejd Alibeaj, Myslym Murrizi, Flamur Noka. Nga LSI, sipas Neës 24 do jetë deputeti i ri Endrit Braimllari.

PD kërkon të verifikojë ligjshmërinë e akteve të Kuvendit dhe qeverisë dhe efektet e ndërhyrjeve të këtyre dy pushteteve tek hetimi i Saimir Tahirit. Komisioni hetimor Tahiri do të ketë si objekt disa çështje, por tre më kryesoret janë:

1-Verifikimi i ligjshmërisë dhe efekteve të vendimit të Kuvendit për të mos lejuar arrestimin e Tahirit.

2-Veprimet e kryeministrit dhe anëtarëve të tjerë të qeverisë në pengimin apo intimidinin e prokurorisë për të hëtuar Tahirin në mënyrë të pavarur.

3-Ligjshmëria e ekstradimit të Nezar Seitit si person nën hetim për të njëjtën çështje si Tahiri dhe efektet që sjell ekstradimi i tij për ish ministrin e Brendshëm.