Sa i përket ndalimit të lëvizjes gjatë 24 orëve të kaluara, janë regjistruar se në nivelin e të gjithë vendit 121 persona nuk e respektuan ndalimin e lëvizjes, prej të cilëve janë arrestuar 92 persona, dhe për pjesën tjetër u morën të dhënat dhe do të pasojnë masat e duhura, njoftojnë nga MPB.

Gjatë ditës së kaluar, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, 238 persona u morën vendime për izolim, dhe 108 persona nënshkruan deklarata për vetizolim.

Nga Ministria e Brendshme shtojnë se policia ka kryer inspektime tek personat në izolim dhe vetizolim dhe është regjistruar se një person nuk ka respektuar masën e izolimit.