15 gjykatës të Gjykatës Themelore Shkupi 1 e kanë ngritur zërin, ashtu sikur thonë, kundër keqpërdorimit të Gjykatës nga ana e kryetarit të Gjykatës Penale, Vlladimir Pançevski, mëson javorja “Fokus”.

“15 gjykatës i kanë thënë jo, Paneçevskit, i kanë dërguar porosi se Gjykata Themelore nuk është gjykatë private, por është në funksion të qytetarëve dhe për atë ai nuk guxon që ta shfrytëzojë Gjykatën për ballafaqime personale me kolegët”, thonë gjykatësit e përfshirë, të cilët për keqpërdorimet e kryera të Pançevskit, kanë vendosur që ta informojnë Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin për konstatimin e fakteve dhe ngritjen e procedurës për konstatimin e përgjegjësisë për gjykatës.

Gjykatësit kanë kërkuar që të merren masa përkatëse kundër Pançevskit për shkak të veprimit të tij “duke e paraparë detyrimin e kryetarit të Gjykatës të kihet kujdes që të mos dëmtohet reputacioni, nderi dhe dinjiteti i personalitetit”.

Ata rikujtojnë se Pançevski në ueb faqen e Gjykatës Themelore, por edhe te mediat ka publikuar se do të paraqesë padi penale kundër gjykatësit Ivan Xholev. Ajo është në kundërshtim me nenin 97, paragrafi 3 i ligjit për Gjykatat për të cilën Pançevski duhet të mbajë përgjegjësi, thonë kolegët e tij të cilët e kanë nënshkruar njoftimin të cilin do ta dorëzojnë të Këshilli Gjyqësor.

Më poshtë mund ta shihni edhe dokumentin:

thumbnail_i1

thumbnail_i2