Rep-artisti shqiptar, Ledri Vula, vazhdon ende të mbetet ndër më të dëgjuarit në estradën shqiptare.

Ai përpos që pëlqehet për projektet muzikore, komente pozitive merr edhe për paraqitjet e tij skenike, dukjet në përditshmëri dhe jo vetëm.

Reperi para disa ditësh ka publikuar një fotografi ku shihet i veshur plot stil, kurse Shqip.Closet ka kalkuruar veshjen e tij.

Sipas tyre shifrën prej 16.551 mijë euro ai e ka arritur vetëm me dy gjëra, këmishën dhe orën e firmës ‘Rolex’.

Këmisha mban vlerën prej 38 euro, ndërsa ora të cilën ai shpesh e përdor, arrin deri në 16,513 euro.

Nëse analizojmë postimin nga ana e Ledrit, ai shihet duke pozuar para një makine mjaft luksoze, që i përkon markës ‘Ferrari’.