Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 168 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 101 për tejkalim të shpejtësisë, nëntë për drejtim të automjetit pa patentë shofer, katër për automjete të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta.

Sipas njoftimit të MPB-së janë shqiptuar dhe 3 gjoba për përdorimin e telefonit gjatë drejtimit të automjetit, pesë masa për mosvënien e rripit të sigurisë, tetë gjoba për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit…/Alsat.mk