Clinton e Obama, më të admiruarit

obama klintonPresidenti amerikan Barack Obama dhe kandidatja demokrate për Shtëpinë e Bardhë, Hillary Clinton janë burri dhe gruaja më të admiruar nga amerikanët, sipas një sondazhi të “Gallup”.

Më 17% Obama kryeson listën për herë të 8 rradhazi, ndërsa Clinton, e cila siguroi 13% të votave të amerikanëve, shpallet si gruaja më e admiruar për herë të 14 rradhazi dhe për të 20-n herë në total.

Në vend të dytë e të tretë mes burrave janë Papa Françesku dhe kandidati republikan për President, Donald Trump, secili me nga 5%. Trump ka qenë edhe më parë mes dhjetë më të admiruarve, nga viti 1988 deri në 1990 dhe përsëri në vitin 2011. Lista vijon me Bernie Sanders, Bill Gates, Dalai Lamen dhe George Bush.

Aktivistja pakistaneze, Malala Yousafzai dhe Oprah Winfrey renditen në vend të dytë dhe të tretë mes grave me 5% dhe 4% respektivisht. Ato ndiqen nga Michelle Obama, Carly Fiorina, Mbretëresha Elizabetha II-të dhe Angela Merkel.

Sipas përfaqësuesve të “Gallup”, sondazhi reflekton emrat e atyre personave që janë shfaqur më së shumti në titujt e shtypit të shkruar dhe atij elektronik