Njëzet e katër-vjeçarja serbe nga Nishi më 27 e këtij muaji (dhjetor, 2017), është përdhunuar dhe grabitur nga tetovari i cili i ka ndihmuar asaj për të hyrë në Maqedoni përmes kalimit të egër (jo-ligjor), përcjell Fol.

Sipas Ministrisë së Brendshme para dy ditëve, rreth orës 10:00, 24-vjeçarja M.B. në stacionin e policisë-Tetovë ka raportuar përdhunimin e kryer mbi të nga J. XH. nga Tetova. I akuzuari e ka marrë me makinë dhe ka shkuar rrugës së pyllit për në fshatin Pirok. Në një moment ai është ndalë, e ka sulmuar fizikisht, e përdhunuar, më pas e ka transferuar në Tetovë dhe i ka thënë të del nga vetura dhe të mos i merr veshjet dhe bizhuteritë që i ka pasur, me vlerë disa mijëra euro.

MPB ka ndërmarrë masa për gjetjen e personit dhe qartësimin e rastit. /Fol/