Presidentët e SHBA-ve dhe Rusisë, Barack Obama dhe Vladimir Putin janë xhiruar gjatë takimit të shkurtër në Peru ku kanë biseduar edhe për Sirinë dhe mbështetjen e Donald Trumpit

Ata shkurtazi biseduan të dielën në samitin ekonomik në Lima të Perusë, në bisedën e parë qëkur Donald Trump është zgjedhur presidenti i ri i SHBA-ve, transmeton lajmi.net.

Të dy liderët kanë qëndruar përballë njëri-tjetrit, derisa ndihmësit i kishin afër para se që t’i shtrëngonin duart dhe të uleshin në tavolinën e samitit Aziatiko-Paqësor.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se biseda ka zgjatur vetëm 4 minuta. Ndërkaq, nga fotografitë dhe videot shihet qartë se biseda ishte e ftoftë.

Edhe pse gazetarët e pranishëm nuk kanë mundur të dëgjojnë se për çka është biseduar, Shtëpia e Bardhë konfirmon se Obama i ka thënë Putinit se duhet t’i qëndrojë pas marrëveshjes nga Minski me të cilën mori fundi konflikti në Ukrainë. /Lajmi.net/

ftohte1

internacional combo saludo obama putin
internacional combo saludo obama putin

ftohte3