Në 24 orët e fundit janë bërë 3470 testime për covid, ndërsa janë regjistruar 18 raste të reja pozitive, informon Zhurnal.

Sipas qyteteve, në Tetovë janë regjistruar 8 raste ndërsa në Shkup 4. Më pas në Gostivar 2 dhe Ohër 2. Radovish dhe Dibër janë regjistruar vetëm nga një rast.

Nuk ka pacientë të vdekur ndërsa janë regjistruar vetëm pesë të shëruar.

Deri tani në vendin tonë janë infektuar gjithsej 155882 persona. Prej tyre, 150159 janë shëruar, 5487 kanë vdekur ndërsa rastet aktive janë 236.//Zhurnal.mk