5 vjet “Tonight Ilva Tare”, ceremoni festive me politikanë dhe përfaqësues të medias

Emisioni “Tonight Ilva Tare”, emisioni politik i moderuar nga gazetarja e mirënjohur Ilva Tare festoi 5 vjetorin e lindjes së tij.

Emisioni politike i cili transmetohet në RTV Ora News e ka hapur siparin e tij në 28 janar të vitit 2011, fill pas ngjarjeve tragjike të 21 janarit dhe i ftuari premierë i emisionit ishte kryetari i opozitës në atë kohë dhe kryeministri aktual Edi Rama.

“Tonight Ilva Tare”,  numëron pas 5 vitesh  700 emisione të zhvilluar me mbi 2500 të ftuar që kanë diskutuar çështje të rëndësishme politike  në vend, por jo vetëm.

Emisioni është shquar edhe për personalitete botërore të ftuar si gazetari i famshëm David Frost dhe krahu i djathtë i ish-kryeministrit Tony Blair Alastair Campbell.

Florian Raunig: Ftesa që mua mu bë për të thënë dy fjalë me rastin e 5-vjetorit të emisionit “Tonight Ilva Tare” mund të jetë një nga ato efektet anësore të një fenomeni që mesa duket është unike në Ballkan. Marrëdhënia e afëret mes medias dhe diplomatëve. Nga burron kjo marrëdhënie? Unë mendoj se ka të bëjë parasëgjithash me mënyrën sesi ballkanasit vecanërisht shqiptarët i presin të huajt.

Ilva Tare: Prania juaj sonte është kontribut, pro edhe besim për mua, por edhe për kolgët e tjerë që ashtu si unë e shohin gazetarinë si një karrierë, madje të pakomprementuar nga ana profesionale. 25 vite pas rënies së komunizmit jemi me fat se nuk kemi më partinë që nuk na e dikton përmbajtjen televizive. Megjithatë simptomat e mentaliteti që rrekët të kontrollojnë fjalën e lirë janë ende të forta, madje nuk është një aktor, por janë disa prej tyre. Në këto dekada kemi parë sesi politika është miqësuar dhe është armiqësuar me median. Kemi qenë dëshmitarë të humoreve të ndryshuara, por edhe marrëdhëniesh të acaruar, dhe sigurisht të gjitha këto ma kanë vështirësuar punën, por jo misionin që kam ne raport me qytetarët e këtij vendi.

Ylli Ndroqi:  “5 vite më parë në 28 janar në një situatë shumë delikate për vendin, vendosëm t’ja besojmë Ilvës emisionin “Tonight” të televizionit i bindur se “Tonight” do të vlerësohet nga publiku dhe kështu ndodhi. Unë patur kënaqësinë të mbështes këtë emision në ditë të lehta dhe të vështira. Jam krenar sot që si “Tonight” ashtu si dhe të gjithë emisionet në Ora News, grupi mediatik Yldon i shërben publikut me profesionalizëm dhe gjithmonë do jetë pranë tij.”

Të pranishëm në këtë festë ishin të pranishëm Kryeministri i Shqipërisë, Kryetari i Kuvendit, ambasadorë të vendeve të ndryshme dhe miq të programit televiziv, një ndër më të mirët në treg.

 

ilva5ilva4ilva3ilva2ilva1

https://www.facebook.com/Tonight.IlvaTare.OraNews/videos/810031572458241/

5 vjet Tonight

Faleminderit nga zemra per kedo qe na ka ndjekur dhe eshte perfshire ne emision nga rrjetet sociale. Ky eshte emisioni juaj

Gepostet von Ilva Tare am Donnerstag, 28. Januar 2016