Imazhet në vazhdim tregojnë se si do të duket modeli “Q2” nga “Audi” i cili do të prezantohet në “Geneva Motor Show 2016”.

“Q2” është i bazuar në platformën MQB të modelit “A3” nga “Volkswagen Group”. Kjo platformë është dizajnuar nga “Voklswagen” për të ndërtuar disa modele me të njejtën shasi thjeshtë duke moduluar ato, transmeton “Express”. Modeli bazë do të ketë rrotat e përparme aktive ndërsa modelet në krye të rangut, do të vijnë me sistem Quattro.

Në fillimim të dizajnimit të këtij modeli ishte menduar edhe për versionin me 3 dyer, por që më pas ishte hequr si mundësi.

Motorët në këtë model do jenë me benzinë dhe naftë me 4 cilindra. “Audi” do ketë mundësi të zgjedhë ndërmjet motorëve turbo me benzinë me 1.0, 1.4 dhe 2.0 litër si dhe ata me naftë 1.6 dhe 2.0 litër TDI.

audi-q2-00audi-q2-01