Nëse je në shtëpi, shko në dhomën e ndenjies, ose imagjinoje. Çfarë sheh?

Vendin e qetë që të kënaq shpirtin e arredimit? Apo një lloj dhome të rrëmujshme që të streson menëjherë? Mendo të eliminosh këto gjashtë gjëra sot, do të ndihesh një letësim të menjëhershëm për hapësirën kryesore të ndenjies

Kabllat e dukshëm

Ato i sheh më pak nëse kalon shumë kohë në atë vend, por megjithatë janë shqetësuese. Edhe nëse nuk të tërheqin vëmendjen sepse je mësuar, do e kuptosh që të kanë zënë vend, kur t’i heqësh, e gjithë dhoma do bëhet më e freskët dhe më pak e rrëmujshme, sytë do shkojnë te elementet argëtuese të dekorit dhe jo te fijet funksionale.

Disa jastëkë 

Dhomat e ndenjies janë magnet për objetet dekorativë që nuk kemi ku t’i vendosim tjetër. Ne kemi prirjen të shtojmë me ngadalë dhe pa e menduar objekte në këto dhoma, gjatë vitit. Të gëzuar që po i japim një ajër tjetër sallonit, nuk e mendojmë kur i shtojmë, por pas shumë kohësh, shndërrohen në një koleksion të kotë jastëkësh apo voglësirash mbi tavolinë. Hiqi dhe vendosi diku për një pamje më të thjeshtë dhe më minimaliste të dhomës së ndenjies.

Rrëmujën mbi tavolinën e mesit

Një gamë produktesh që nisin me vazo të vjetra porcelani për të vazhduar në një mal librash dekori dhe telekomanda, tavolinat e mesit janë një vend i natyrshëm për të lënë objekte të ndryshme, por ato janë edhe qendra e dhomës, ato kanë një sipërfaqe që tërheq vëmendjen. Nëse e mban këtë sipërfaqe më pak të mbushur sesa të tjerat, do të vendosësh një atmosferë rregulli në dhomë dhe nuk duhet t’i heqësh të gjitha që ke aty, thjesht organizoji.

Karrige apo kolltukë ku nuk uleni

Nëse ke një kolltuk në dhomën e ndenjies ku të pëlqen të ulesh sepse është ose shumë e fortë, ose shumë e butë, apo është në një vend të çuditshëm ku nuk rrihet, pse e mban ende? Zëvendëso çdo ndenjëse që nuk të thërret si sirenë me ndenjëse që të përshtaten ty dhe stilit dhe komfortit të dhomës më mirë.

Këndet pa jetë

Meqënëse dhoma e ndenjies është zemra e dekorit të shtëpisë, është edhe më e rëndësishme t’I kushtosh rëndësi këndeve të saj, të cilat, në varësi të përmasave, pamjes dhe konfigurimit mund të jenë një pikë që tërheq apo një vend bosh që dallohet. Këndet nuk duhet t’I prishin punë dekorit, veçanërisht në dhomën e ndenjies kur ato janë shumë të rëndëishme për të gjithë hapësirën.

Ndriçimin e gabuar

Të krijosh ndriçimin e duhur është një gjë, kjo duhet bërë në çdo dhomë, por nëse krijon një ndriçim më të mirë në dhomën e ndenjies me një abazhur tavoline, bëj një hap më shumë dhe hiqi të gjithë ndriçuesit e gabuar. Llamba që shpërndajnë një shkëlqim me ngjyrë apo edhe ndonjë llambë që nuk ndizet më.