1. Ai është transparent. Ai nuk ju lë që ju të dyshoni në mendimet e tij, dëshirat apo nevojat. Ai është i drejtëpërdrejtë dhe i sinqertë, duke mos menduar t’ju lëndojë apo të sillet i pakujdesshëm me ju. Ju nuk duhet të pyesni për qëllimet e tij të vërteta, sepse përmes fjalëve apo veprimeve, a ii bën ato të qarta.
  2. Ai është i matur. Lloji i mashkullit i cili ka qëndrim, nuk shpenzon të gjitha paratë e tij në pije alkoolike, vlerëson dhe kujdeset për gjërat që kanë rëndësi për të. Ai madje mund të mbajë gjallë lulet sepse është tipi i mashkullit i cili di të ujisë ato.
  3. Ai ka qëndrim pozitiv. Askush nuk mund të ndjehet i lumtur gjatë gjithë kohës, por një mashkull i cili përqëndrohet në të mirat e jetës, arrin të ngre nivelin e disponimit tuaj se sat a ul atë.
  4. Ai ndan vlerat me ju. Nëse nuk mund ta duroni njëri-tjetrin në aspekt fetar apo politik, ju absolutisht duhet të keni të përbashkët moralin e të respektuarit.
  5. Ai ka besim në ju. Ai mundet, e ndoshta edhe duhet! Mashkulli i cili ka besim në ju, ua lë shtëpinë, lejon ta jetoni jetën më së miri.
  6. Ai është i gatshëm për kompromis. Ju nuk mund të keni një marrëdhënie të lumtur me një mashkull i cili këmbëngul se duhet të dale vetëm mënyra e tij e të menduarit. Mashkulli duhet të arrijë të gjejë një mesatare, të gjeni compromise në gjërat që do ti bëni së bashku.
  7. Ai ju vlerëson. Ai sheh vlerat tek ju dhe mundohet vetëm t’ju ngrisë sa më lartë. Ai është i vetëdijshëm se sa me fat është që ju ka juve, dhe sigurohet që t’ju tregojë në mënyra të ndryshme për t’jua vërtetuar.