Ekzistojnë bimë të tilla shtëpiake, të cilat janë të pranishme pothuajse në çdo shtëpi. Por shumica nuk e dinë këtë, madje as emrin e saj, për të mos përmendur kujdesin e duhur.
Spatifilum është njëra nga këto bimë. Besohet se kjo lloj bime sjell fat për personat që e kultivojnë dhe kujdesen për të.
Ku fshihet lumturia e femrës? Sigurisht, kjo është harmonia në shtëpi, por mund të ketë harmoni edhe aty ku nuk ka shpatulla mashkullore dhe këmbë fëmijësh. Besohet se kjo bimë është përgjegjëse për mirëqenien e grave, dhe nuk e quajnë kot lumturia e një gruaje.
Nëse i dhuroni një vajze të pamartuar një bimë të tillë, ajo së shpejti në kohën e duhur do ta rregullojë jetën e saj personale. Nëse kjo dhuratë i bëhet një gruaje të martuar në familje do të shfaqet një fëmijë.
Në fakt, të gjitha bimët shtëpiake simbolizojnë diçka të veçantë lumturi në martesë, të holla, shëndet, sukses e kështu me radhë. Por, pse pikërisht Spatifilum konsiderohet si mbrojtësi femëror?
Fuqia magjike e Spatifilum: Që nga kohët e lashta, gratë kanë filluar të konstatojnë se ekzistenca e kësaj bime të bukur shtëpiake, gjithmonë ka shkaktuar një ndryshim të mirë, sidomos në marrëdhënien e dashurisë. Vajzat beqare shpejt janë lidhur me dikë, ato që ishin në lidhje kanë marrë propozime për martesë, dhe gratë e martuara kanë jetuar të lumtura në lidhjen martesore të tyre.
Kjo lumturi ka ardhur edhe në familjet që kanë qenë në pritje të ndonjë fëmije për një kohë të gjatë, dhe me ardhjen e kësaj bime, ata janë gëzuar edhe me lajmin e shumëpritur për fëmijën.
Shumë kohë më vonë, kjo bimë dhe besimet që lidhen në këtë bimë, janë bërë të njohura gjerësisht.
Sot, “lumturia femërore” përmes bimës Spatifilum, është një ndër dhuratat më të popullarizuara për gjininë e bukur.
Nëse dëshironi që kjo bimë t’ua ndryshojë jetën tuaj, sinqerisht duajeni këtë lloj bime, kultivojeni dhe ruajeni mirë. Jepni trajtimin e nevojshëm dhe reflektoni dashurinë tuaj, që me të vërtetë të vlejë si lumturi femërore…