world wonders

Fansat e Mrekullive botërore mund të mendojnë seriozisht të vizitojnë Tetovën atraktive. Nuk bëhet fjalë për Mrekulli të krijuara nga Zoti, por nga dora e njeriut dhe korrupsioni i politikanëve. Tetovarët i kanë përpara syve por nuk i vërejnë këto – mes tyre janë Muri Kinez, Disneylandi,  Kanjoni  i madh, Cerni i Nasës, Pamukkale, Piramidat dhe Meteori me krater gjigand.

Komuna e tetoves 1

1. MURI KINEZ: Lavazhi i veturave legjendar në Tetovë, i vendosur menjëherë pranë hyrjes së një shkolle fillore, bllokon çdo ditë lëvizjen e lirë të veturave përshkak të uzurpimit të trotuareve, ndërsa ekspozon fëmijët në rrezik për tejkalimin e rrugës. 

 

 

komuna e tetoves 2

2. DISNEYLANDI: Qendra sportive e Tetovs është i vetmi vend për rekreacion dhe argëtim për të rinj (dhe të vjetër) të qytetarëve të Tetovës. Njëra anë është përdorur si një parking, ndërsa në anën tjetër ka terene sportive të lëna pas dore. Në këtë qendër ndodhet edhe Salla sportive me kapacitet prej 5000 shikues që nuk u përfundua si projekt përshkak se dikush e ka dhënë me qera dhe përfiton shumë të majme nga qiradhënia. Fëmijëve ju kanë lënë si rekuizit disa luhatëse jo funksionale dhe disa ineksione të narkomanëve të cilët frekuentojnë këte zonë gjatë mbrëmjes. Poashtu në Qendrën sportive në Tetovë natën mund të gjejsh shërbime prostitucioni për vetëm 600 den. Dikur egzistonte edhe një çezmë, por sot është jo funksionale përshkak se ia kanë “shkulur” bazamentin nga toka.

 

 

komuna e tetovs 3

3. GRAND CANYON: Rruga e Banjës e cila frekuentohet masovikisht nga tetovarët, është vendi i vetëm ku sadopak mund të gjejsh ajër të pastër, të dalish për jogging, ikish nga zhurma e qytetit, agresioni i tetovarëve dhe stresi i punës. Siç e shikoni në fotografi, Kanjoni ka pamje spektakolare. Rëndësia e vetme e këtij kanjoni është që ndërpret ecjen në trotuar, duke të lënë si zgjidhje të vetme ecjen në linjën e veturave. Toka është e rëshqitshme dhe rrezikon shembjen.

 

 

komuna e tetovs 4

4. CERNI I NASA-s: Projekti i madh infrastrukturor “Ujësjellësi i Tetovës”që ka filluar ndërtimin 15 vjet më parë dhe i cili tetovarëve ju ka kushtuar më shumë se 10 milionë euro, përshkak se 3 herë janë “vjedhur” mjetet. Tetova noton në ujë nga prania e Malit Sharr, i cili është full me ujë, por fatkeqsisht politikanët e korruptuar dhe pushteti antishqiptar nuk është i interesuar që të zgjidh këtë problem. Sot në Tetovë çdo shtëpi ka të vendosur hidrofor, por paguan rregullisht edhe faturat e ujit që shtrejtohen nga viti në vit sepse duhet të ngopin xhepat e administratës lokale që udhëheq 26 vjet. 

 

 

Komuna e tetoves 5

5. PAMUKKALE: Një rrugicë që ndodhet vetëm 200 metra nga Qendra e qytetit, u prish që të rregullohet, por vështirë që do të bëhet. Në këtë rrugë ndodhen 2 shkolla fillore, ku fëmijët çdo ditë ecin nëpër lloç apo balt, ndërsa veturat vozitin pa ndërprerë duke vështirsuar qarkullimin e këmbësorëve të cilët s’dijnë nga kush të mbrohen, nga gropat, veturat, balta apo administrata komunale!!! 

 

 

Komuna e tetoves 6

6. PIRAMIDAT: Zona malore që është krijuar nga grumbullimi i mbeturinave dhe plehërave në Tetovë kanë mundësuar ndërtimin e Piramidave në lokacionin e quajtur Deponia e Tetovës. Atrakcioni turistik në Deponinë e Tetovës kujdeset për shëndetin e juaj duke lëshuar shpesh ajër kundërmues nga djegja e tyre. Ky atraksion turistik sëbashku me ndotësin më të madh Jugohromin, ka ndihmuar tetovarët që të arrijnë sukses historik në të qenurit vendi më i ndotur në Botë.

 

 

Komuna e tetoves 7

7. NIAGGARRA WATERFALLS: Në lumin Shkumbin hidhet mbeturinat e forta të industrisë së ndërtimtarisë dhe bërlloqe të tjera pa ndërprerë, duke shkaktuar bllokim të shtratit të lumit, papastërti të akumuluar dhe pamje jo të këndshme. Vitin e kaluar ndodhën edhe vërshimet, që si pasojë humbën jetën 3 fëmijë dhe një i moshuar.Gjithë kjo nuk mjaftonte që Komuna e Tetovës të ndërmerr ndonjë aktivitet konkret për pastrim dhe rregullim të shtratit të Lumit edhe pse kjo disa herë ishte premtuar. Nuk munguan as 500 selfiet për Facebook të Teuta Arifit, por puna nuk u krye!

 

 

Komuna e tetoves 8

8. METEORI DHE KRATERI GJIGAND: Gropa e madhe që është hapur në qendër të Tetovës, për 10 vite premtohet që do të ndërtohet Teatri i Tetovës dhe Biblioteka e qytetit, por nuk ndërtohet. Tetovarët e lodhur nga mashtrimet mendojnë që gjasat më të mëdha i ka ndërtimi i ndonjë CITY MALLI se sa ajo që premtohet 10 vite, Teatri dhe Biblioteka. Nuk përjashtohet që ky krater të bëhet edhe parking me pagesë dhe të jepet me koncesion që të vazhdojnë keqpërdorimet financiare të mafias politike.

 

Përmbledhjen e materialit e mundësoi aktivisti i sektorit civil Daniel Evrosimovski nga Tetova për kontributin e të cilit jemi mirënjohës.

/FOL.MK