Një nga këngëtaret shqiptare më të preferuarat e publikut mbeti jashtë natës finale të spektaklit të ‘Këngës Magjike’.

Rovena Stefa u prezantua me një baladë që morri duartrokitjet e publikut por me sa duket sistemi i spektaklit te ka lënë jashtë finales.

Ajo ka reaguar në rrjetet sociale dhe ka publikuar dhe votat e saj për këngëtarët.

‘Votat e mia per Finalen sonte: 30 pike -Anxhela Peristeri- 26 pike—Samanta- 24 pike—Klint Collaku- 22 pike —Elhaida- 21 pike —Fifi. Arsyeja pse i votova keta kengetare eshte qe i vleresova kenget dhe interpretimet e tyre ne baze te vlerave artistike dhe jo ne baze te shoqerise me ta. Votova pa u bere pjese e grupeve te interesave sic do ta vereni pas festivalit te te tjeret. Nuk kam asgje kunder Festivalit “Kenga Magjike”, e respektoj dhe e dua shume Arditin, por vit pas viti po vertetohet qe ngelen pa u votuar plot kenge qe pelqehen ne mase nga papergjegjshmeria e pjesemarresve.”-shkruan Rovena.

Edhe këtë vit kanë qarkulluar fjalë për pazaret që bëhen nën tryezë për ndarjen e çmimeve në këtë festival. Nuk i themi në këto janë zëra që qarkullojnë për vite me rradhë nga vetë pjesëmarrësit.