Në emisionin Jeta në Kosovë që do të transmetohet sonte në RTK me fillim prej ora 20:10, mysafir ishte Bilall Kasami Kryetarë i Lëvizjes Besa. Në pyetjen e Jeta Xharrës rreth financimit të lëvizjes Besa nga Turqia dhe Erdogani, Kasami tha se këto janë shpifje të dala nga ana e BDI-së. Duke vazhduar më tej ai thekson se pikërisht BDI është ajo që bredh rrugëve të Stambollit dhe Ankarasë për të kërkuar financa nga Erdogani dhe Turqia.
Siapas këtij konstatimi të z.Kasami, është BDI-ja ajo po kërkon “lëmoshë” tek Erdogani dhe Turqia, që me çdo kusht të fitojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Kriza politike në vend sikur u ka shkaktuar dëme materiale dhe financiare BDI-së dhe ata ta kenë pësuar më së shumti nga ana e parave. Prandaj sigurimin e parave për zgjedhje e shohin Turqinë ?….