Funksionarët e Aleancës për Shqiptarët deponuan dorëheqjet në Qeveri. Dorëheqja e tyre vjen tre ditë pas thirrjes së kryetarit të Aleancës për Shqiptarët ndaj funksionarëve të kësaj partie që të dorëhiqen nga postet shtetërore. Megjithatë një pjesë e koalicionit parazgjedhor “Aleanca për Shqiptarët” do të mbetet në pushtet. Ilmi Aziri nga Aleanca për Shqiptarët, përsëritë qëndrimin se subjekti në fjalë do të mbështes reformat e nevojshme.

NE JEMI TRE ZËVENDËSMINISTRA, NJË SEKRETAR SHTETËROR DHE DIKU RRETH TETË DREJTOR, PRA BËHET FJALË PËR 12-13 FUNKSIONE TË CILËT I KA PASUR ASH NËPËR INSTITUCIONE. MBI BAZË TË MARRËVESHJEVE QË I KA BËRË ZIADIN SELA ME PARTNERËT E KOALICIONIT, POZICIONI MINISTËR I PUSHTETIT LOKAL I KA TAKUAR ASH-SË, MEGJITHATË OPINIONI I DIN RRJEDHAT POLITIKE DHE PARTIAKE TË CILAT KANË NDODHUR DERI TANI DHE AI MINISTËR ËSHTË I VESEL MEMEDIT – THA ILMI AZIRI, ZYRTAR I ALEANCËS PËR SHQIPTARËT.

Kryeministri Zoran Zaev mbetet në qëndrimin e njëjtë. Në pyetjen e deputetit të ASH-së sot në Kuvend, Zaev demantoi se Qeveria ka bërë rikonstruim duke shtuar se Qeveria ka nevojë për mbështetjen e tyre në proceset reformuese.

ME TË VËRTET MË VJEN KEQ QË NUK U PRANUA AI POST. LIGJI E PËRCAKTON ÇFARË ËSHTË RIKONSTURIM DHE ÇFARË ËSHTË PLOTËSIM. MBETEM I BINDJES PËR MUNDËSI DHE DYER TË HAPURA PËR BASHKËPUNIM PËR SHKAK SE FILLIMISHT DUHET TË GJITHË TË BASHKËPUNOJMË NË INTERES TË QYTETARËVE, POR SHPRESOJ QË SHUMË SHPEJTË EDHE POLITIKISHT DO TË GJENDEMI PRANË NEVOJËS PËR VAZHDIMIN E BASHKËPUNIMIT MES PARTIVE POLITIKE QË PËRBËNIN SHUMICËN PARLAMENTARE – DEKLAROI ZORAN ZAEV, KRYEMINISTËR.

Në ditën kur Kuvendi votoi ministra e rinj, Aleanca për Shqiptarët njoftoi largimin nga Qeveria. Kryetari i saj Ziadin Sela tha se subjekti i tij do të ndahet nga shumica në momentin që do të votohet ligji për përdorimin e gjuhëve dhe se do të mbështet ligjet dhe proceset reformuese por jo edhe emërimet e kuadrove të BDI-së dhe LSDM-së në Qeveri. Shkëputjes së Aleancës për Shqiptarët nga Qeveria i parapriu mosmarrëveshja mes këtij subjekti dhe LSDM-së për ministrin e Shëndetësisë, resor ky me të cilin deri në zgjedhje lokale kishte udhëhequr Arben Taravari i ASH-së, ndërsa pas kandidimit tij për Gostivarin, LSDM-ja duke i ofruar Aleancës postin e zëvendëskryeministrit për zbatimin e reformave, për ministër të Shëndetësisë propozoi kuadrin e saj Venko Filipçen propozim ky i cili u miratua nga Kuvendit. Aleanca për Shqiptarët ishte njëri ndër subjektet e para që i siguroi nënshkrimet Zaevit si mandatar për formimin e Qeverisë/Alsat-M