BOJADISJA E MAQEDONISË !

Analisti politik, Qenan Aliu  në një postim në fejsbuk  thumbon   partitë opozitare shqiptare, duke ju thënë se i  ka zënë  gjumi, në një kohë kur vendi është kapluar nga një krizë e thellë si ekonomike ashtu edhe politike.

qenan profilJa edhe postimi i plotë i z. Aliu:

 Pas të hënës, mbase liderët e partive politike OPOZITARE të shqiptarëve janë vënë në gjumë, por me agjendë për të kaluar pushimet verore në sarandat e bregdeteve të bukura, sikur shqiptarët në këtë kulm të krizës politike dhe ekonomike nuk janë të tanguar fare !?

Por mundë të ndodhë që një ,,KOALICION QYTETARË,, së bashku me atë LARAMAN ta bojadisojë Maqedoninë pak më ndryshe dhe më ,,bukur,, !!

Liderët e partive politike opozitare shqiptare, kurrë të kthehen nga pushimet verore, të trullosur nga ditët e nxehta me diell, mund të ketë të ngjarë të mos i njohin qytetet e tyre nga bojadisja e tepruar, por mbase mund tju duket edhe sikur janë kthyer në një dasmë ku nusja i ka ikur dhëndrit dhe gjithçka të pranishmëve ju duket e zymtë.

Skenën politike mund ta gjejnë me dorëheqjen e Ali Ahmetit , me Thaçin në pritje ndërsa liderët opozitarë nga ”Koalicioni qytetarë” të shpallur si persona në kërkim ! Paçi ditë të nxehta dhe mendje të ftohtë.

©fol.mk

qenan bojadisja