Presidenti turk. Rexhep Tajip Erdogan ka dënuar ashpër sulmin makabër në aeroportin Ataturk në Stamboll, ku humbën jetën 50 persona.

“Dënojmë fuqishëm sulmet terroriste që kanë ndodhur në këtë ngjarje të rëndë ndaj qytetarëve tanë, që humbën jetën e tyre në mëshirën e Zotit, ngushëllime për kombin tonë.

Këto sulme kanë ndodhur pikërisht në muajin e shenjtë të Ramazanit. Këto sulme, të organizatave terroriste, kanë vrarë civilë të pafajshëm, duke treguar edhe një herë anën e errët të tyre”, ka theksuar Erdogani.