Ngjarjet në Turqi tronditën botën mbarë.Dilema ndërmjet diktaturës dhe demokracisë po shtrohet në tryezën e politikës globale.Skenarë që ia tejkalojnë dhe filmave më fantastikë Hollivudianë. Sërish skena dhe skenarë në Turqi. Sërish shqiptarët në skenë. Por tani jo më “luftëndjellës që prishin qetësinë sllaviane”, por në këtë rast gjeneralët shqiptarë prishin “qetësinë dhe paqen turke!!”

Me këtë skenar pretendohet të “shkulen rrënjët” e oficerëve me prejardhje nga viset Shqiptare! Të shkulet Ataturku, Memet Akifi ( autori i Himnit te Turqisë), Abdyl Frashëri (ideator i alfabetit turk ), Sami Frashëri me (Enciklopedinë Turke )…
Edhe me çmim te gjakut, “vëllai Erdogan” pretendon të “pastrojë” pasardhësit e Ataturkut, dëshiron të kthejë otomanizmin e para ataturqizmit..!

Ka nje “moment” per tu analizuar!

A munden të jenë “gjeneralët puçistë” aq shumë “amatore” dhe naivë që të mos e dinë se në fillim duhet të “neutralizohet” rrjeti i Internetit?!!

Neutralizimi i rrjetit të internetit është njësoj kusht kryesor, për komunikim masiv dhe hipnozë masive, dhe është “shumë më e lehte” në krahasim me bombardimin e parlamentit, okupimin e televizioneve, dhe vendeve “strategjike për puçistet”!?

Analizat duhet të bëhen vetëm duke u bazuar në argumente, dhe jo duke u bazuar në emocione!

Sërish në skenë e skenarë shqiptarët!

Një nga kengët e vajit në kohën e syrgjynosjes së shqiptarëve nga turqia më erdhi tani në mendje
Mbeçe more shokë mbeçë
Përtej urës së Qabesë.
Të fala mi bëj nënesë-të dy qetë e zezë t’i shesë
Në pyet nëna për mua
I thoni që u martua.
Në pyet ç’nuse mori?
Dy plumba kraharorit.
Në pyet ç’krushq I vanë?
Zhgabat e sorrat ta hanë..!

Nga Asim Saliu