Enes Hamiti i cili në vitin 2015 në Shkup morri vendin e parë në Maqedoni si atleti më i mirë, i revoltuar nga ndotja e ujit në Tetovë, shkruan: Kujdes uji nuk është për tu konsumuar!!!!
Ndërsa nuk kanë munguar as talljet e shumta të miqve të tij ku i thonë se ajo gota nuk është e mbushur me ujë, por me limonadë ose ndonjë koktel veror.
Ndryshe, Tetova ka 20 vite që ballafaqohet me mungesë të ujit të pijshëm, por në vitin 2016, jo vetëm që ka mungesë, por uji është krejtësisht i ndotur. Dy javë më parë, servisi publik MTV1 dhe disa media paralajmëruan se uji në Tetovë është i ndotur me fekale, ndërsa disa media të tjera informuan se egziston mundësia që uji të përmbajë bakterien e dëmshme esherihia-koli. Ndërsa Instituti i Shëndetit Publik u akuzua nga mjeku i njohur Davidovski se ka mashtruar në lidhje me raportin pozitiv për ujin e pijshëm.
Nuk kanë munguar as denoncime të qytetarëve tjerë të cilët shprehin nervozizëm me mos pasjen e ujit të pijshëm.
© FOL.mk