Komisioni i përkohshëm për përcjelljen e medieve gjatë periudhës parazgjedhore do të vazhdoje me bisedimet për zgjedhjen e anëtarit të pestë të këtij ad hok trupi në Agjencinë për medie, e cila duhet që t`i ndjek mediet në periudhën parazgjedhore

Katër anëtarët e Komisionit në takimin e sotëm nuk arritën pajtueshmëri për anëtarin e pestë, i cili sipas marrëveshjes duhet që të jetë shqiptar.

“Konsultimet vazhdojnë. Të gjitha opsionet janë në lojë. Jam optimist se deri me 21 gusht do të gjejmë zgjidhje. Për shkak të ndjeshmërisë së tërë procesit detaje shtesë nuk do të publikojmë”, deklaroi Goran Trpenoski, anëtar i Komisionit.